Laporta premton se do të sjellë Haaland te Barcelona, nëse zgjidhet president i klubit

Laporta premton se do të sjellë Haaland te Barcelona, nëse zgjidhet president i klubit

Erling Haland është një nga lojtarët që premton shumë për të ardhmen, teksa që në moshë të re, ka arritur të regjistrojë suksese të mëdha, njofton Insajderi.

Një “përbindësh” i vërtetë goli, i cili vazhdon të shkëlqejë, ndonëse është vetëm 20 vjeç. Sulmuesi norvegjez u transferua te Dortmundi nga Slacburgu në janar të këtij viti dhe duket se kalimi në Bundesligë i ka bërë mirë, pasi ka arritur të përshtate menjëherë.

“El Chiringuito” raporton se Huan Laporta, i cili kandidon për president të Barcelonës, në rast se fiton zgjedhjet, do të përpiqet të afrojë norvegjezin të katalanasit. Laporta do të shfrytëzojë miqësinë e ngushtë me Mino Raiolën, për ta bindur që klienti i tij të kalojë në Barcelonë. /Insajderi.com