Në Barcelonë tashmë numrin dhjetë po e bartë Ansu Fati, por ende duket që po e “vuajnë” largimin e Leo Messit.
Presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta ka dhënë një deklaratë për mediat spanjolle kua ka foluar edhe për largimin e Messit, përcjellë Insajderi.com.
“Shpresoja që Messi të thoshte se ishte i gatshëm të luante falas. Por, nuk munda të i kërkojë të bëjë diçka të tillë një futbollisti të nivelit të tij”, tha Laporta fillimisht.
Ai po ashtu shtoi se gjendja financiare ishte më e keqe se sa e kishte paramenduar, por po ashtu dha sinjale të pozitive për të ardhmen.
“E vërteta është se arritëm në klubin që ishte më i thellë në telashe nga sa e kishim parashikuar. Ne mund të nënshkruajmë me një yll të madh verën e ardhshme dhe ne tashmë jemi duke punuar për paratë”, shtoi gjithashtu presidenti i Barces.
Ndër të të tjera, Joan tha gjithashtu se “Ne po përpiqemi të rinovojmë të gjithë lojtarët e rinjë. Dhe brenda një jave do të kemi një lajm të mirë”.
Sa i përket rezultateve, Barcelona gjendet në poztën e nëntë në La Liga me gjithsej 12 pikë.
Ndërsa, në Ligën e Kampionëve kanë dy humbje në dy ndeshje dhe pozicionohen në vendin e fundit të Grupit E./Insajderi.com