Memphis Depay, pjesën e dytë të këtij edicioni mund ta luajë në Milan.
Futbollisti holandez, Memphis Depay çdo herë e më shumë është larg Manchester Unitedit, pasi nuk është në planet e trajnerit Jose Mourinho.
Depay ka dështuar edhe këtë edicion që të tregojë aftësitë e tij dhe pritet që gjatë këtij janari të largohet nga Old Trafford.
Tuttosport shkruan se, destiancion i ardhshëm i Depayt mund të jetë Milani, skuadër e cila është e gatshme të shpenzojë në transferimin e tij./Express/