Gjendje alarmante në Las Vegas, vendi pushtohet nga karkalecat

Gjendje alarmante në Las Vegas, vendi pushtohet nga karkalecat

Tufat masive të karkalecave kanë pushtuar Las Vegasin këtë javë. Turistët dhe banorët e zonës janë befasuar, teksa karkalecat kalonin nëpër qytetet në procesin e emigrimit të tyre në veri.

Video të postuara në mediet sociale shfaqin mizëri karkalecash, duke u ngjitur në shtyllat e ndritshme të neoneve. Gjithashtu trotuaret ishin mbuluar me insekte.

Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha se pushtimi i rrallë ishte i lidhur me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme.

Jeff Knight, një entomolog në Departamentin e Bujqësisë, tha se insektet mund të jenë të frikshme, por janë të padëmshme, përcjell Top Channel.

“Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë një nga speciet që ne e konsiderojmë si problem,” u tha Knight,  gazetarëve të premten. “Ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr.”

Ai tha se karkalecat, me gjatësi prej  3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh.

Grasshoppers invade Las Vegas Strip

The grasshopper invasion has taken over Las Vegas Boulevard. This is incredible video. (Courtesy 365inVegas) https://bit.ly/2LFEhxy

Gepostet von KTNV Channel 13 Action News am Freitag, 26. Juli 2019