Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu nga gara “European Open” e mbajtur në Zagreb të Kroacisë, është kthyer me medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kg, njofton Insjaderi.
Xhudistja kosovare në duelin për medaljen e bronztë, në repesazh mposhti xhudisten nga Republika e Çekisë, Michaela Kulikova. Kështu, xhudistja Fazliu fitoi edhe 50 pikë olimpike “Tokyo 2020”.
Në anën tjetër, pjesëmarrëse në këtë garë, xhudistet tjera nga Kosova, Erza Muminoviq u rendit e shtata, gjithashtu Flaka Loxha në kategorinë 57 kg u rendit e shtata, teksa Fationa Kasapi u ndalë në raundin e tretë.
Nesër (të dielën) garon xhudisti Arbër Kullashi në kategorinë 81 kg. /Insajderi.com