Lautaro Martinez mbetet në Inter

Lautaro Martinez mbetet në Inter

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, sipas të gjitha gjasave, së paku edhe këtë sezon do të luajë për skuadra milaneze, Inter, njofton Insajderi.

Lajmin për vazhdimin e Lautaro-s me Inter-in e ka dhënë vet menaxheri i lojtarit, Yaque, pas një takimi që kishte me Drejtorin Sportiv të klubit, Piero Ausilio.

“Ishte një vizitë, për të takuar mikun tonë Piero Ausilio. Nuk u diskutua as për Barcelonën dhe as për Realin. Lautaro do të qëndrojë te Interi”, ishin fjalët e menaxherit të Lautaro-s.

Kështu edhe sezonin e ri, u konfirmua dyshja në sulm, Lautaro – Lukaku, dhe si zëvendësues i tyre, pritet të jetë Alexis Sanchez. /Insajderi.com.