Këtë të martë dhe të mërkure, fillojnë ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa faqja e UEFA-së ka rezervuar një hapësirë për sulmuesin e Inter, argjentinasin Lautaro Martinez, njofton Insajderi.
“Mbaj mend që pashë finalen e Ligës së Kampionëve në Argjentinë, me familjen time. Një fitore shumë e rëndësishme për klubin, domethënëse për ne, duke qenë se kishte shumë argjentinas luanin me Interin” tha fillimisht Martinez për fianlen e vitit 2010 ku Inter finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchen me dy golat e sulmuesit argjentinas, Diego Milito.
Pastaj, Martinez foli edhe për Messi-n, duke thënë “e kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris tani dhe do ta përsëris edhe në të ardhmen: është lojtari më i mirë në botë. Gjithmonë një hap para të tjerëve dhe e sheh lojën ndryshe”.
Gjithashtu, Martinez nuk la pa përmendur edhe legjendën e klubit “zi kaltër”, Javier Zanetti, duke thënë, “është shumë i rëndësishëm për ekipin, ai na bën të ndihemi pjesë të klubit. Javier më ndihmoi me gjuhën kur mbërrita, do t’i jem gjithmonë mirënjohës”. /Insajderi.com