
“Ne ndjejmë gatishmërinë e kolegëve tanë amerikanë për vazhdim të dialogut”, tha Lavrov dhe ka shtuar se “mendoj se nuk ka alternativë ndaj kësaj”.
Këto komente ai i bëri pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, për të cilin u tha se ishte takim mjaft i gjatë, derisa të dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në mbledhjen e Asociacionit të Vendevee të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manilë të Filipineve.
Në fillim të takimit, Tillerson dhe Lavrov këmbyen fjalë lavdëruese dhe buzëqeshje, por nuk kanë bërë komente para gazetarëve, që për një kohë të shkurtër ishin lejuar të hynin në fillim të takimit ndërmjet dy zyrtarëve të lartë.