Lavrov: SHBA-ja nuk do të luftojë për Ukrainën në Donbas

Lavrov: SHBA-ja nuk do të luftojë për Ukrainën në Donbas

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se SHBA nuk do të luftojë për Ukrainën në Donbas, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve ‘RIA’, Lavrov theksoi se ata që mendojnë të kundërtën nuk vlejnë asgjë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e pakuptimtë të llogaritet në ndihmën ushtarake të SHBA-së. Kjo gjithmonë ishte e ditur për të gjithë. Nëse dikush kishte ndonjë iluzion se ndihma e tillë do të vinte, mirë, këshilltarët e tillë janë të pavlefshëm në çdo qeveri, përfshirë qeverinë e (presidentit ukrainas, Volodymyr) Zelensky-t”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus shtoi se përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e Ukrainës aktualisht është mbi Perëndimin, sepse sipas tij, ajo ka “ndikim të vërtetë” në udhëheqjen e Ukrainës dhe mund ta bëjë atë të ndërmarrë hapat e nevojshme për të zbatuar Marrëveshjen e Minskut.

“Përgjegjësia kryesore është me Perëndimin, sepse vetëm Perëndimi mund ta bëjë Zelensky-n të bëjë atë që paraardhësi i tij nënshkroi dhe atë që Zelensky po ashtu nënshkroi, kur në dhjetor të vitit 2019 në Paris ai konfirmoi, së bashku me presidentët e Rusisë, Francës dhe kancelaren gjermane, se atje nuk ka asnjë alternativë ndaj Marrëveshjes së Minskut”, tha Lavrov.

Ai tha se udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës kanë punuar në Marrëveshjen e Minskut për më shumë se 17 orë me radhë dhe se të gjitha hapat dhe sekuenca e tyre janë “verifikuar plotësisht”. Sipas tij, përpjekjet për të ndryshuar rendin ose vetë hapat “nuk do të çojnë askund”.

Më tej, Lavrov tha se Rusia po përgatit një listë të “vendeve jo miqësore”, do ta publikojë atë së shpejti dhe “do ta kompletojë atë periodikisht”.

Ai po ashtu premtoi se vendosja e një vendi në listë do të jetë e qartë dhe se lista do të rishqyrtohet në varësi të mënyrës se si “marrëdhëniet me shtetin përkatës zhvillohen në të ardhmen”.

Lavrov theksoi se Britania “luan një rol serioz në minimin e marrëdhënieve të Rusisë me vendet evropiane”.

“Sa i përket marrëdhënieve midis Rusisë dhe Evropës, mendoj se britanikët po luajnë një rol aktiv, shumë serioz, minues. Ata janë larguar nga Bashkimi Evropian, por në këtë drejtim nuk ka asnjë rënie në aktivitetin e tyre. Përkundrazi, ata përpiqen të ndikojnë sa më shumë në pozicionet që do të marrin anëtarët e Bashkimit Evropian në lidhje me Moskën”, tha Lavrov.

Në të njëjtën kohë, theksoi ai, Londra “dërgon sinjale, ofron të vendos disa kontakte”.

“Ata vetë nuk i shmangen komunikimit, por përpiqen të dekurajojnë të tjerët nga komunikimi. Përsëri, ndoshta, dëshira për të pasur një monopol në këto kontakte dëshmon se ato janë mbi shumë (vende)”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus shtoi se vendi i tij është i gatshëm për çdo zhvillim dhe sanksion, përfshirë çaktivizimin e mundshëm të sistemit të pagesave ‘SWIFT’. Ai theksoi se Rusia po ashtu është gjithmonë e gatshme të kthehet në “marrëdhëniet normale” me vendet që tregojnë një gatishmëri për të. /Insajderi.com