Janë bërë 14 vite prej kur, Gabriele Sandri mbeti i vrarë.
Tifozi i Lazios ishte nisur për ta shikuar skuadrën e preferuar – në derbin ndaj Interit, por doli që të jetë dita e fundit e jetës së tij, shkruan Insajderi.com.
Sipas raportimeve të mediave italiane, kishte shpërthyer një përleshje mes dy grupeve të tifozëve dhe policia u thirr menjëherë. Teksa dhuna filloi të përshkallëzohej, policia e pranishme, në përpjekje për të ndarë tifozët, gjuajti disa fishekë drejtpërdrejt në ajër si paralajmërim.
U krijua konfuzion dhe kaos dhe një oficer shkrepi aksidentalisht një tjetër plumb, duke e goditur Gabriele Sandri në qafë. Kjo e shtënë rezultoi fatale për të.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Lazio e ka kujtuar Sandron.
“14 vjet. Përshendetje Gabriele, ti je gjithmonë me në”, ndërsa postimi është shfaqur me një portret të tij në stadiumin “Stadio Olimpicio”.
Askohe, në vitin 2016 kjo ngjare kishte bërë bujë të madhe, aq sa Federata e Futbollit Italian ishte dashur që të ndërprente ndeshjet përkohësisht, derisa situata të qetësohej.
Disa vite më vonë, polici u dënua me gjashtë vite burgim për vrasjen e Gabriele Sandri. Vrasja u cilësua si aksidentale./Insajderi.com