Lazio huazon Durmishin te Salernitana në Serie B

Lazio huazon Durmishin te Salernitana në Serie B

Pasi nuk gjeti hapësira tek ekipi nga kryeqyteti italian Lazio, me kryetrajner Simone Inzaghi-n dhe pas shumë huazimeve, ‘bardhekaltërit’ largojnë mbrojtësin e Danimarkës me origjinë shqiptare, Riza Durmishin tek skuadra e Salernitanës e cila bënë gara në Serie B, njofton Insajderi.

Durmishi transferohet tek klubi nga Salerno në formulën e huazimit deri në fundin e sezonit.

Këtë lajm e ka publikuar vetë skuadra kryeqytetase me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare. /Insajderi.com