Lazio mposht Crotonen në çastet e fundit në ‘Olimpico’

Lazio mposht Crotonen në çastet e fundit në ‘Olimpico’

Ekipi i Simone Inzaghit ishte dy herë në avantazh teksa Crotone arriti ta barazojë në të dyja rastet, më pas një gol i Caicedos pesë minuta pranë fundit të lojës i dha Lazios tre pikë mjaft të rëndësishme për një vend në Kupat e Europës, njofton Insajderi.

Ishte mesfushori Milinkoviç Saviç i cili në minutën e 14-të gjeti avantazhin e golit dhe për ta barazuar mendoj Simy në minutën e 29-të. Nuk kaloi shumë dhe në minutën e 39-të, Luis Alberto gjeti rrjetën e golit duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të skuadrës laciale.

Në startin e pjesës së dytë barazoj më anë të një penalltie përsëri sulmuesi Simy, i cili në tre ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë golin plot pesë herë.

Për golin e fitores mendoj Felipe Caicedo, i futur në fushë si zëvendësues ju deshën vetëm tetë minuta për të shënuar për t’i dhënë Lazios tre pikë mjaft të vlefshme e cila mbetet në vendin e shtatë me një pikë pas Napolit. /Insajderi.com