Lazio e Simone Inzaghit, arriti një fitore me rezultatin 3-0 në derbin e kryeqytetit përballë Romës, njofton Insajderi.
Ishte Ciro Immobile, ai që në minutën e 14-të, hapi serinë e golave, pas një gabimi në mbrojtje të romanistëve, duke zhbllokuar sfidën.
Nëntë minuta më pas ishte radha e Luis Albertos, për të ngritur rezultatin në 2-0. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave nga ana e lacialëve, teksa në fragmentin e dytë të lojës, ishte përsëri mesfushori spanjoll, ai që shënoi golin e tretë të sfidës dhe të dytin personal.
Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për Lazion, që u ngjit në kuotën e 31 pikëve, tre më pak se Roma e vendit të tretë. Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Thomas Strakosha nuk ishte fare i grumbulluar, ndërkohë që Marash Kumbulla, dhe portieri Marko Alia, e ndoqën derbin nga stoli, ndërsa Vedat Muriqi u inkuadrua në pjesën e dytë. /Insajderi.com