Sokratis Papastadopulos, pritet të jetë transferimi i ri i Lazios në këtë afat kalimtar të janarit, njofton Insajderi.
Mbrojtësi grek ndërpreu kontratën e tij me Arsenalin dhe tani është një futbollist i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme. Në gjurmët e futbollistit janë vënë dy skuadra italiane, Genoa dhe Lazio.
Megjithatë skuadra kryeqytetase është e avantazhuar dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja përfundimtare.
Një tjetër goditje me parametër zero kjo e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili shquhet për afrime të tilla, që kanë tërhequr vëmendjen te Lazio në këto vite. /Insajderi.com