Simone Inzaghi me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Interit, që do të zëvendësojë Antonio Conten. Mediat italiane bëjnë me dije se presidenti i Lazios, Lottito, është hedhur menjëherë në sulm për të siguruar “timonierin” e ri, pas ndarjes së mundshme me Inzaghin, njofton Insajderi.
Sipas “Tuttomercatoweb”, kryeqytetasit kanë hedhur sytë nga trajneri i Bolognës, Sinisha Mihajloviç, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Lazios, për shumë sezone.
Raportohet se kanë nisur edhe kontaktet e para mes palëve, dhe pritet që në të ardhmen Sinishës t’i besohet pankina e skuadrës laciale, teksa me Drejtorin Sportiv, Igli Tare, do të mundohen të krijojnë një klub kompetitiv në Serie A, por edhe në garat europiane, ku Lazio do të marrë pjesë në Europa League. /Insajderi.com