Lazio transferon ish-mbrojtësin e Milan-it Mateo Musacchio

Lazio transferon ish-mbrojtësin e Milan-it Mateo Musacchio

Mateo Musacchio është lojtari më i ri i Lazios. Mbrojtësi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe është zyrtarizuar si lojtari me i ri i ‘bardhekaltërve’ nga kryeqyteti italian, njofton Insajderi.

Igli Tare i vë kështu në dispozicion një mbrojtës tjetër trajnerit Inzaghi, i cili e kërkonte prej kohësh. Musacchio ka firmosur një kontratë gjashtë mujore me skuadrën kryeqytetase me mundësi rinovimi për dy vite të tjera, në rast se lojtari bind me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi 30 vjeçar vjen nga skuadra e Milanit, ku këtë sezon nuk arriti të gjejë dot hapësira dhe për këtë arsye vendosi të largohet.

Duhet cekur që më parë mbrojtësi argjentinas ishte pjesë e Villarreal në Spanjë, si dhe e gjigandit nga Buenos Aires, River Plate në Argjentinë. Gjithashtu Musacchio është me origjinë arbëreshe, thuhet se rrjedh nga familja e shquar mesjetare shqiptare Muzaka. /Insajderi.com