Tjetër sfidë me interes të madh është dhe ajo në “Olimpico” të Romës midis Lazio-s dhe Bayern Munchen, njofton Insajderi.
Kampionët e Europës janë favoritë për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, edhe vuajnë mungesat e Gnabrit, Pavard dhe Muller. Në kampin lacial, është grumbulluar pas një mungese të gjatë, portieri i Shqipërisë Tomas Strakosha.
Strategët Inzaghi dhe Flick kanë përzgjedhur lojtarët që do të zhvillojnë sfidën në Romë. Dy sulmuesit më në formë të të dyja skuadrave, Immobile dhe Lewandowski janë titullarë. Ky takim është dhe një sfidë personale mes “Këpucës së Artë të sezonit të kaluar” dhe “bomberit” polak.
Musiala do të bëjë parterin e Joshua Kimmich-it në mesfushë, ndërsa Leroy Sane do të aktivizohet në krahun e djathtë.
Lazio: Reina; Musacchio, Acerbi, Gabarron; Marusic, Luis Alberto, Lucas Leiva, Milinkovic-Savic, Lazzari; Correa, Immobile.
Bayern Munchen: Neuer; Davies, Alaba, Boateng, Sule; Musiala, Kimmich; Coman, Goretzka, Sane; Lewandowski. /Insajderi.com