Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James dhe Kevin Durant nga Brooklyn Nets, njoftuan mbrëmë listat e tyre për ndeshjen All-Star 2021 të NBA-së, njofton Insajderi.
Lojtarët që do të fillojnë ndeshjen në skuadrën e LeBron janë: Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks), Stephen Curry (Golden State Warriors), Luka Doncic (Dallas Mavericks) dhe Nikola Jokic (Denver Nuggets).
Ndërkaq lojtarët që do të fillojnë ndeshjen në skuadrën e Durant janë: Kyrie Irving (Brooklyn Nets), Joel Embiid (Filadelfia 76ers), Kawhi Leonard (Los Angeles Clippers), Bradley Beal (Washington Wizards) dhe Jayson Tatum (Boston Celtics).
Rezervat e ekipit të LeBron janë: Damian Lillard (Portland Trail Blazers), Ben Simmons (Philadelphia 76ers), Chris Paul (Phoenix Suns), Jaylen Brown (Boston Celtics), Paul George (Los Angeles Clippers), Domantas Sabonis (Indiana Pacers) dhe Rudy Gobert (Jazz Utah).
Rezervat e skuadrës së Durant janë: James Harden (Brooklyn Nets), Devin Booker (Phoenix Suns), Zion Williamson (New Orleans Pelicans), Zach LaVine (Chicago Bulls), Julius Randle (New York Knicks), Nikola Vucevic (Orlando Magic) dhe Donovan Mitchell (Jazz Utah).
Vetë Durant do të humbasë ndeshjen All-Star pasi pësoi një lëndim në këmbën e majtë.
Ndeshja All-Star është caktuar të luhet të dielën në arenën “State Farm” në Atlanta të Georgia-s. /Insajderi.com