Iker Casillas zyrtarisht ka njoftuar se po pensionohet nga futbolli, njofton Insajderi.
Casillas po i jep fund një karriere 22 vjeçare, pjesën më të madhe të së cilës e kaloi në Real Madrid.
Fituesi i Kupës së Botës nuk ka marrë pjesë në ndonjë ndeshje garuese prejse ka vuajtur një lëndim serioz në maj të vitit 2019.
Ai u shërua nga sulmi në zemër dhe u rikthye në ekpin e Portos.
Por, tani, në moshën 39 vjeçare ka vendosur t’i japë fund përfundimisht vënies së dorashkave dhe mbrojtje së portës./Insajderi.com