Në kuadër të javës së 15-të në Premier League, Leicester City dhe Manchester United kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2:2, njofton Insajderi.
Ndeshja ishte shumë interesante, teksa të dyja ekipet në këtë sfidë vinin nga një formë e lartë e treguar në kampionat, ngase Leicester ndodhet në vendin e dytë në ligë, ndërsa Manchester United ndodhet një pozitë më poshtë me një pikë më pak.
Të parët krijuan epërsi mysafirët me golin Marcus Rashford (23’), ndërsa barazuan nikoqirët me Harvey Barnes (31’). Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta.
Në pjesën e dytë, përsëri miqtë shënuan, kësaj radhe me portugezin Bruno Fernandes (79’), i cili pranoi një asistim të bukur nga Cavani.
Megjithatë lojtarët e Rodgers nuk u dorëzuan, derisa barazuan rezultatin për herë të dytë në ndeshje. Po zhvillohej minuta e 85-të e takimit, ku pas një asistimi në zonë nga Perez, goditja e Vardy-t u devijua paksa nga Axel Tuanzebe, kështu duke përfunduar prapa shpinës së De Gea-s.
Me këtë pikë të fituar, Leicester mban pozitën e dytë me 28 pikë, ndërsa United ndodhet në vendin e tretë me 27 sosh. /Insajderi.com
Jamie Vardy scores the equaliser!
Leicester City 2-2 Manchester United#LEIMUN #LCFC #MUFC pic.twitter.com/5BSQlsZ8jG
— Premier League Videos (@EPL_videos) December 26, 2020
bruno fernandes Goal #LEIMUN
— ballviews ⚽️ (@ballviews1) December 26, 2020
Harvey Barnes scores the equaliser! What a goal#LEIMUN #LCFCpic.twitter.com/syxcW0KZBk
— Premier League Videos (@EPL_videos) December 26, 2020
Goal from Marcus Rashford! It's his 50th #PremierLeague goal in his career
Leicester City 0-1 Manchester United#LEIMUN pic.twitter.com/jHX7zN5Spv
— Premier League Videos (@EPL_videos) December 26, 2020