Leicester i pandalshëm, “shkatërron” Manchester Cityn

Leicester i pandalshëm, “shkatërron” Manchester Cityn

Në kuadër të gjiros së tretë, në elitën e futbollit anglez, në planprogram të ditës së dielë, ishte ndeshja mes Manchester City dhe Leicester City, njofton Insajderi.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium”, i takoi me plot meritë mysafirëve, që mposhtën me “manita”, skuadrën e spanjollit Guardiola.

Në minutën e katërt të takimit, shënoi Mahrez 1:0, për epërsinë e Manchester City. Për barazim rezultati u kujdes Jamie Vardy në minutën e 37’ të takimit, nga pika e bardhë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesëne  dytë, shënoi përsëri Vardy për 1:2, (54’), ndërsa hat trick-un, sulmuesi anglez e arriti në minutën e 58’ përsëri nga penalltia, për shifrat 1:3. Golin e katërt për mysafirët, e shënoi Maddison në të 77’ minutë.

Në anën tjetër, epërsinë e ngushtuan vendasit me Nathan Ake, në minutën e 84’ për shifrat 2:4, ndërsa për rezultatin final, u kujdes, mesfushori belg, Youri Tielemans, në minutën e 88’ të takimit, nga penalltia e tretë e akorduar në takim, për rezultatin final Manchester City vs Leicester City 2:5. /Insajderi.com