Leicester mposht Chelsea-n dhe merr kryesimin, Lampard rrezikon shkarkimin

Leicester mposht Chelsea-n dhe merr kryesimin, Lampard rrezikon shkarkimin

Leicester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Chelsea-n, duke marrë kështu kryesimin në Premier League, njofton Insajderi.

“Dhelprat” shënuan dy herë në pjesën e parë me Ndidi në minutën e gjashtë dhe Maddison në minutën e 41-të, avantazh të cilin e mbrojtën edhe në pjesën e dytë, duke i shkaktuar kështu humbjen Chelsea-t dhe Lampardit, me këtë të fundit që mund t’i kushtojë shumë.

Trajneri anglez rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtimi i skuadrës, i cili përflitet prej kohësh, por kjo humbje sot mund t’i ketë vendosur kapakun gjithçkaje.

Ndërkohë me këtë fitore Leicester merr kryesimin e Premier League, me 38 pikë, një më shumë se Manchester United i vendit të dytë, që gjithsesi ka një ndeshje më pak, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e tetë me 29 pikë. /Insajderi.com