Tottenham përsëri ka humbur në Premier League, kësaj radhe është mposhtur nga Leicester me shifrat 2:0, njofton Insajderi.
Në minutën e katër shtesë të pjesës së parë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Vardy nga pika e bardhë, ndërsa në të 59-tën minutë, Alderweireld shënoi autogol, duke dyfishuar shifrat për miqtë.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Mourinho-n, pas asaj të javës së kaluar në derbin nga Liverpool.
Me këtë disfatë, Tottenham bënë hap flasë në luftën për kreun, ku tani renditet në vendin e katër në tabelë me 25 pikë, ndërsa Leicester ngritët në vendin e dytë me 27 pikë. /Insajderi.com