Manchester City është matematikisht kampioni i Premier Leagues për sezonin 2020/2021, njofton Insajderi.
Titullin skuadra e kaltërt e Manchesterit e siguroi pasi United u mposht sonte 1-2nga Leicesteri në “Old Trafford”.
Tri xhiro para fundit, City (80) ka dhjetë pikë më shumë se United (70), dhe rrjedhimisht shpallet edhe matematikisht kampion. Për Manchester Cityn ky do të jetë titulli i pestë në nëntë vitet e fundit.
Sa i përket ndeshjes së sontme, duke qenë se veçse e ka siguruar një vend në Champions League sezonin tjetër dhe pas dy ditëve e ka ndeshjen ndaj Liverpoolit, sonte United luajti me komplet formacionin e dytë, faktor që ndikoi në humbjen dhe në performancën e dobët.
Në anën tjetër, Leicesterin kjo fitore e afron shumë me sigurimin e një vendi që dërgon në Champions League sezonin tjetër. /Insajderi.com