Në ndeshjen mes Istanbul Basaksehir dhe RB Leipzig, kanë fituar miqtë nga Gjermania, njofton Insajderi.
Në ndeshjen e parafundit në grup, gjermanët kanë fituar tre pikë shumë të rëndësishme në transfertën e Turqisë, kështu duke mbajtur gjallë shpresat për kalimin e grupit në Ligën e Kampionëve. Loja u mbyll me shtatë gola të shënuar, ku në fund fituan 3:4 mysafirët e Leipzig.
Gjermanët shënuan dy herë në pjesën e parë me Poulsen (26’) dhe Mukiele (43’), teksa në minutat shtesë të pjesës së parë, ngushtuan nikoqirët me Irfan Kahveci.
Në pjesën e dytë, përsëri shënuan të parët miqtë, me Olmo (66’), ndërkohë barazuan turqit takimin me dy golat e Kahveci (72’ dhe 85’), kështu duke realizuar hatt-trick në këtë përballje. Mirëpo në minutën e dytë shtesë të ndeshjes, gjermanët realizuan edhe një herë tjetër, Alexander Soerloth, duke mbyllur goleadën në këtë sfidë mjaftë interesante.
Me këto tre pikë, Leipzig ngritët në kuotën e nëntë pikëve, aq sa kanë Manchester United dhe PSG, ndërsa Basaksehir mbetet në tre pikë, edhe matematikisht të eliminuar nga garat evropiane. /Insajderi.com