Leipzig mposht Man. United, eliminon nga Liga e Kampionëve

Leipzig mposht Man. United, eliminon nga Liga e Kampionëve

Ndeshja më interesante e të martës mbrëma në grupet e Ligës së Kampionëve, është zhvilluar në Gjermani, ku Leipzig ka mposhtur 3:2 mysafirët e Manchester United, kështu duke eliminuar nga Liga e Kampionëve ekipin anglez, njofton Insajderi.

Pas vetëm dy minutash lojë, Angelino kaloi në epërsi nikoqirët, ndërsa Haidara dyfishoi rezultatin ku po zhvillohej minuta e 13-të në ndeshje. Me dy gola epërsi për Leipzig u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Leipzig do të realizonte golin e tretë, me sulmuesin holandez i cili është huazuar nga Roma, Justin Kluivert (69’).

Mirëpo ndeshja nuk u mbyll me kaq, pasi mysafirët nga Anglia do të shënonin dy herë, për të ngushtuar rezultatin.

Së pari Bruno Fernandes realizoi nga pika e bardh (80’), ndërsa francezi Paul Pogba do të shënonte dy minuta më pas, për t’i dhënë ndeshjes një fund dramatik.

Derri në fund, miqtë nga Manchester-i u munduan të shënonin golin e barazimit, gol që do të ishte në fund i kalimit të grupeve, mirëpo nuk ia dolën dot.

Kështu, me këtë disfatë Manchester United eliminohet nga Liga e Kampionëve, mirëpo do të vazhdojë garat në Europa Ligë, pasi zë vendin e tretë në grup, ndërsa gjermanët me këtë fitore, sigurojnë fazën e eliminimit direkt ose 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë që ndeshja tjetër në këtë grup, mes PSG dhe Istanbul Basaksehir është ndërprerë pas ofendimeve raciste të gjyqtarit të katërt ndaj stafit dhe lojtarëve të ekipit turk. /Insajderi.com