Leipzig vs Liverpool është sfida e dytë e mbrëmjes së sotme për raundin 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.
Gjermanët dhe anglezët do të përballen në fushën hungareze të Budapestit pas vendimit të UEFA-s që takimi i parë të mos luhet në Gjermani për shkak të bllokimit të fluturimeve nga Anglia shkaku i COVID-19.
Kjo sfidë është dhe një përballje mes dy strategëve më të dalluar të sezonit të kaluar, gjermanët Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsmann.
Edhe pse Liverpool po kalon një periudhë krize në rezultate, të ‘kuqtë’ konsiderohet favoritë për të kaluar në çerekfinale, por gjermanët ishin njëra prej surprizave të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar duke shkuar deri në gjysmëfinalen e kompeticionit.
Klopp me ekipin e tij do të luajë me 4-3-3, teksa Nagelsmann ka vendosur Lepizig-un me modulin 3-4-2-1.
Lepizig: Gulacsi; Mukiele, Upamecano, Klostermannn; Haidara, Adams, Kampl, Angelino; Olmo, Sabitzer; Nkunku.
Liverpool: Alisson Becker; Robertson, Henderson, Ozan Kabak, Arnold; Jones, Wijnaldum, Alcantara; Mane; Firmino, Salah. /Insajderi.com