Lëndimi i van Dijk është më serioz se sa u mendua – ai do t’a humb gjithë sezonin

Lëndimi i van Dijk është më serioz se sa u mendua – ai do t’a humb gjithë sezonin

Ekipi i Liverpool, u shokua në vikend në ndeshjen ndaj rivalit lokal, Everton, kur lojtari më i mirë i tyre ne fazën e mbrojtjes, Virgil van Dijk, u lëndua rëndë nga një ndërhyrje e portierit Pickford.

Raportimet e para ishin se lëndimi është i rëndë dhe do t’a lërë lojtarin jashtë fushave për rreth gjashtë muaj, por, raportimet e reja janë se lëndimi i tij është më i rëndë se sa u mendua dhe se holandezi pritet të humbë gjithë sezonin që vetëm sa ka filluar.

“Mendimi im është që dëmtimi i gjurit të djathtë të Virgil van Dijk, është ndoshta më i keq nga sa u frikësua fillimisht dhe shtrihet përtej ACL”, ka thënë gazetari i The Atheltic, David Ornstein, transmeton Insajderi.

Raportimet e njëjta i ka mbështetur edhe mediumi “The Mirror”, ndërsa klubi i Liverpool, akoma nuk ka dhënë një përditësim të ri në lidhje me këtë gjë./Insajderi.com.