Lëndohet Carvajal – Real në telashe

Lëndohet Carvajal – Real në telashe

Mbrojtësi anësor i Real Madrid, Dani Carvajal, ka pësuar një lëndim në gju dhe do të mungojë për një kohë të gjatë në formacionin e Zinedine Zidane.

“Pas testeve të kryera në Dani Carvajal nga shërbimet mjekësore të Real Madridi, ai është diagnostikuar me një dëmtim të ligamentit të tij kolateral (MCL) në gjurin e tij të djathtë dhe shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi, njofton Insajderi.

Ai pritet të humbë gjysmën e sezonit me klubin madrilen si dhe nuk do të mund të grumbullohet me kombëtaren e Spanjës.

Vetëm pak ditë më parë, Real Madrid, e ka shitur mbrojtësin Sergio Reguilon, te ekipi i Tottenahm Hotspur./Insajderi.com.