Lëndohet keq portieri i Arsenal Bernd Leno

Lëndohet keq portieri i Arsenal Bernd Leno

Në ndeshjen Brighton – Arsenal, ka pësuar lëndim të rëndë portieri i topçinjve Bernd Leno.

Kjo ndodhi në minutën e 40-të, kur Leno kërceu në ajër për ta kapur topin, ndërsa futbollisti kundërshtar, Neal Maupay ishte afërt tij për ta shtyrë pak.

Leno kur ra në tokë, e lëndoi keq këmbën, pasi ra keq.

Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor, ndërsa Leno nuk ka qenë në gjendje të ecë.

Siç shihet në fotografi, portieri fajësoi lojtarin kundërshtar për këtë lëndim.

/Insajderi.com/