Lëndohet Kylian Mbappe – Në dyshim për Ligën e Kampionëve

Lëndohet Kylian Mbappe – Në dyshim për Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e finales së kupës së Francës, duke u larguar nga fusha në minutën e 30’.

Klubi i PSG, ka treguar se lëndimi i Mbappe nuk është prej lëndimeve të lehta, pasi ai ka tendosur nyjën e këmbës së majtë, transmeton Insajderi.

Ky lëndim pritet që ta mbajë Mbappen jashtë fushave për një kohë dhe ai pritet të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që PSG e zhvillon ndaj ekipit të Atalanta./Insajderi.com.