“Euro 2020” gjithnjë e më në rrezik për mesfushorin e kombëtares italiane dhe të PSG-së, Marco Verratti, njofton Insajderi.
Klubi parisien me anë të një komunikate për shtyp bën me dije se Verratti ka pësuar një dëmtim në gjurin e tij të djathtë dhe koha e rikuperimit thuhet të jetë 4-6 javë ku mund të humbasë dhe Kampionatin Europian.
Një goditje për trajnerin Roberto Mancini ku pritej ta kishte në dispozicion mesfushorin për ndeshjen e parë më 11 qershor ndaj Turqisë në stadiumin “Olimpico” të Romës. /Insajderi.com
Le point médical avant #MHSCPSG
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 11, 2021