Lëndohet mesfushori italian me PSG-në, rrezikon pjesëmarrjen në Kampionatin Europian

Lëndohet mesfushori italian me PSG-në, rrezikon pjesëmarrjen në Kampionatin Europian

“Euro 2020” gjithnjë e më në rrezik për mesfushorin e kombëtares italiane dhe të PSG-së, Marco Verratti, njofton Insajderi.

Klubi parisien me anë të një komunikate për shtyp bën me dije se Verratti ka pësuar një dëmtim në gjurin e tij të djathtë dhe koha e rikuperimit thuhet të jetë 4-6 javë ku mund të humbasë dhe Kampionatin Europian.

Një goditje për trajnerin Roberto Mancini ku pritej ta kishte në dispozicion mesfushorin për ndeshjen e parë më 11 qershor ndaj Turqisë në stadiumin “Olimpico” të Romës. /Insajderi.com