
Kampionët aktual anglez, Liverpool, ky fillim sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për ta, pasi së pari u ballafaquan me Covid-19 disa lojtarë, pastaj filluan edhe lëndimet, njofton Insajderi.
Së fundi, te anglezët është dëmtuar mbrojtësi Jo Gomez, i cili raportohet se është dëmtuar në stërvitjen e fundit me kombëtaren angleze.
Mediat britanike raportojnë se ende nuk është zbuluar shkaku i dëmtimit të 23 vjeçarit. Ky lajm shton akoma më shumë problemet në repartin e prapavijës së Liverpol, teksa Van Dijk, Fabinho, Trent-Alexander Arnold janë të dëmtuar.
Kështu, pothuajse tërë reparti i mbrojtjes është në emergjencë. Prandaj, gjermani Klopp duhet të reagojë patjetër, që në merkaton e janarit, së paku për të afruar një qendërmbrojtës. /Insajderi.com