Victor Osimhen, sulmuesi kryesor i Napolit është lënduar në ndeshjen që Nigeria ka barazuar me Sierra Leonen me rezultat 4:4, ndërsa ky nuk pritet të jetë një lajm i mirë për Gattuso-n në prag të sfidës me Milanin në Serie A, njofton Insajderi.
Sulmuesi 21 vjeçar ka arritur të shënojë një gol dhe të dhurojë një asistim në ndeshjen e sotme të zhvilluar për Kualifikueset e Kupës së Afrikës. Talenti i Napolit u dëmtua 10 minuta përpara fundit të sfidës duke dalë jashtë fushe me barelë.
Sipas raportimeve nga mediat vendase thuhet se sulmuesi nigerian ka thyer kyçin e dorës. Lëndimi i tij, është një goditje për drejtuesit e Napolit, pasi në merkaton e verës, napolitanët paguan plotë 80 milionë euro francezëve të Lille për të lënë të lirë sulmuesin nigerian. /Insajderi.com