Lënia në bankën rezervë, Strakoshës i bie vlera

Lënia në bankën rezervë, Strakoshës i bie vlera

Thomas Strakosha nuk po i përgjigjet konkurrencës me Pepe Reinën te Lazio, duke humbur shumë gjatë kësaj kohe. Drejtuesit e klubit italian menduan se ardhja e portierit me eksperiencë do t’i jepte një shtysë më të madhe gardianit shqiptar për të ngritur nivelin e tij, por ka ndodhur e kundërta, njofton Insajderi.

Reina ka marrë vendin e titullarit dhe nuk ka ndërmend që ta lëshojë për asnjë arsye të vetme. Në ato pak mundësi që Strakosha ka pasur ka shfaqur pasiguritë e qëndrimit jashtë për një kohë të gjatë. E pikërisht për këtë arsye në mediat italiane raportohet se portieri shqiptar dëshiron që të largohet nga Lazio.

Nga ana tjetër klubi kërkon që ta bind për të rinovuar duke e parë ende si pjesë e projektit të së ardhmes. Por muaji i parë i vitit 2021 do të jetë shumë deciziv për karrierën e Strakoshës që tanimë po mendon seriozisht largimin nga shtëpia e tij.

Ndërkohë në vlerat e fundit të lojtarëve që janë publikuar nga “Transfermarkt”, Strakosha ka humbur pesë milionë euro dhe tani kushton 20 milionë euro. /Insajderi.com