Lenjani zgjidhet në formacionin e vitit në Ligën e Parë zvicerane

Lenjani zgjidhet në formacionin e vitit në Ligën e Parë zvicerane

Ermir Lenjani është zgjedhur në formacionin e vitit në Ligën e Parë në Zvicër, aty ku aktivizohet me skuadrën e Grasshopers, njofton Insajderi.

Këta të fundit e mbyllën sezonin në vendin e parë në kampionat, duke u ngjitur në elitën e futbollit zviceran. Një meritë të madhe për këtë sukses të Grasshopers e ka pasur padyshim edhe Lenjani. Ky i fundit ka qenë protagonist në tre gola për skuadrën e tij, duke shënuar 1 herë dhe duke dhënë dy asiste.

Gjithashtu Lenjani, përveç ndihmës së madhe në sulm, në prapavijë ka treguar gjithashtu një formë të shkëlqyer. Për këtë arsye, lojtari i Kombëtares shqiptare është zgjedhur në formacionin e vitit në Ligën e Parë në Zvicër, duke u vendosur së bashku me lojtarët që gjithashtu kishin një sezon të shkëlqyer. /Insajderi.com