Lenovo ndihmon në rritjen e shitjeve të kompjuterëve për 2019

Lenovo ndihmon në rritjen e shitjeve të kompjuterëve për 2019

Tregu i kompjuterëve nuk ka qenë aspak premtues në vitet e fundit por dërgesat globale u rritën me 1.5% tre mujorin e fundit sipas Gartner dhe IDC.

Tregu i kompjuterëve nuk ka qenë aspak premtues në vitet e fundit por dërgesat globale u rritën me 1.5% tre mujorin e fundit sipas Gartner dhe IDC.

Gartner thotë se janë shitur 63 milionë kompjuterë në tre mujorin e dytë të 2019-ës, një rritje me 1.5%. kompanitë të cilat udhëheqin tregun sipas Gartner janë Lenovo, HP, Dell, Apple dhe Acer. Lenovo kishte 25% të tregut ndjekur nga HP me 22.2% të tregut.

IDC thotë se në tre mujorin e dytë janë shitur 63 milionë pajisje. Firma analitike rëndit ndryshe prodhuesit me Lenovo që udhëheq ndjekur nga HP, Dell, Acer dhe Apple. Pesë prodhuesit e parë janë të njëjtë me parashikimet e Gartner.

Një kontribut në rritjen e shitjeve mendohet të ketë dhënë Lenovo i cili pati rritje me 15.9% sipas Gartner dhe 18.2% sipas IDC.

HP dhe Dell u rritën me 2.6% dhe 2.1% sipas Gartner dhe 3.2 dhe 3.1% sipas IDC. Megjithatë kishte edhe prej atyre që shënuan rënie. Acer ra me 14.4%, ASUS me 9.9% dhe Apple me 0.2% sipas Gartner.

IDC thotë se Acer ra vetëm me 1.7%. Krahasuar me një vit më parë, të dy, Gartner dhe IDC e shikonin Lenovo pas HP në shitje.

Sipas njësive, Lenovo ka shitur 15.7 milionë kompjuterë thotë Gartner dhe 16.2 milionë kompjuterë thotë IDC. /PCWorld Albanian