Lenovo sjell telefonin me tri kamera

Lenovo sjell telefonin me tri kamera

Lenovo ka publikuar telefonin e saj më të ri, i cili është me tri kamera.

Lenovo Z5s është një version më i volitshëm se Z5 Pro, por më i fuqishëm se Z5, që ishte lansuar gjashtë muaj më parë.

Ai ka procesor Snapdragon 710 tetë bërthamësh CPU dhe Adreno 616 GPU, raporton GSMArena. Ka tre kombinime të memories 4/64 GB, 6/64 GB, dhe 6/128 GB.

Ekrani i tij është 6.3 LTPS LCD me rezolucion Full HD+.

Kurse ka tri kamera në këtë telefon. Lenovo Z5s sjell një lente me kënd të gjerë 16 MP, që vepron si shkrepje kryesore. E dyta është një lente telefoto me sensor 8 MP dhe 2x zoom optik, ndërsa i treti është një kamerë me ndikim në thellësi prej 5 MP për sfond “blur” dhe për portrete. Ai incizon video 4K.