Leo Messi dhe Topi i Artë e kurorëzojnë dashurinë për të shtatën herë

Leo Messi dhe Topi i Artë e kurorëzojnë dashurinë për të shtatën herë

Në qytetin e dritave, i rrethuar nga shumë legjenda të futbollit, Leo Messi e kurorëzoi dashurinë me Topin e Artë për të shtatën herë.

Ani pse e pati si konkurent Robert Lewandowskin, Messi ia arriti edhe një herë që të shpallet më i miri i botës.

Ai tashmë ka dy topa të artë më shumë se Cristiano Ronaldo – që është rivali i tij i përjetshëm.

Pasi e pranoi këtë çmim, ai tha ndër tjera se “mendoj se ky çmim është i jashtëzakonshëm për mua. Mendoj se Lewandowski e meritonte Topin e Artë vitin e kaluar, kishte një sezon fantastik”.

Messi po ashtu, potencoi “jam këtu në Paris. Jam shumë i lumtur, me të vërtetë shumë i lumtur, me të vërtetë dua të vazhdoj të luftoj dhe të arrij objektiva të reja. Nuk e di edhe sa vite të tjera por po kënaqem shumë. Falenderoj bashkëlojtarët e mi te Barça, Parisi dhe Argjentina”.

Ky vit ishte shumë i veçantë për 34 vjeçarin – pasi e fitoi trofeun e parë me kombëtaren e Argjentinës (Kupën e Amerikës).

Argjentinasi, ishte hero i blaugranëve në shumë takime vendimtare, duke “mos e lënë në baltë” skuadrën në të cilën luante.

Leo, zhvilloi 35 paraqitje në La Liga, ndërsa me golin u njoftua 30 herë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Leo Messi – pasi e pranoi Topin e Artë

Por, golat nuk ishin i vetmi aspekt në të cilin ai ishte superior në Spanjë.

“Pleshti” kishte edhe 11-të asistime, ndërsa po ashtu regjistroi më së shumti driblime futbollin elitar spanjoll.

Në Ligën e Kampionëve, zhvilloi gjashtë ndeshje, kurse gola i realizoi pesë.

Sezona e re, e gjeti në skuadër të re, ku duket që ende nuk është përshtatur më së miri.

Në Ligue 1, u dëshën gjashtë ndeshje për ta parë golin e parë të tij, kurse ka asistuar tre herë.

Paraqitje më të mira ka në Champions, ku në katër lojë ka shënuar tre gola, dy ndaj Leipzigut dhe një ndaj Manchester City.

Çmimin e ndau Luis Suarez, ndërsa ishte përgatitur edhe një dokumentar i shkurtër për sulmuesin argjentinas./Insajderi.com