Leo Messi do të mungojë edhe ndaj Montpellierit

Leo Messi do të mungojë edhe ndaj Montpellierit

Leo Messi do t’i mungojë PSG-së edhe në ndeshjen e së shtunës kundër Montpellierit.

Vetë klubi parisien ka njoftuar se për shkak të lëndimit, argjentinasi nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme në Ligue 1, shkruan Insajderi.com.

“Argjentinasi ka filluar stërvitjet sot (e Premte) sipas protokollit të trajtimit në vend. Një njoftim i ri për gjendjen e tij do të bëhet të dielën”, lajmëroi PSG-ja.

Numri 30-të mungoi edhe në ndeshjen e kaluar në kampionat, ndërsa mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve, ku ekipi francez të takohet me Manchester Cityn.

Ish-futbollisti i Barcelonës ka zhvilluar deri më tani tre paraqitje me PSG-në, ndërsa nuk ka arritur që të gjejë ende rrugën deri te goli.

Ai u transferua në Paris në afatin kalimtar të verës si transfer i lirë./Insajderi.com