Lionel Messi aktualisht është duke festuar 30-vjetorin e tij në Rosario.
I rrethuar nga njerëzit e dashur dhe duke pritur ditën e fundit të muajit për t’u martuar me Antonella Roccuzzo, partneren e tij gjatë gjithë jetës, ai është si gjithmonë: i sinqertë dhe fitimtar.
Në 30 vite të jetës ka fituar 30 tituj me klubin katalanas.
Andrés Iniesta është i barabartë me të në këtë drejtim, dhe shoku i tij i ngushtë, Daniel Alves, që ka 33 trofe.
Messi, i cili arriti 13-vjeç në klubin katalanas, ka filluar të fitojë tituj me Frank Rijkaard. Ishte sezoni 2004-2005, kur ai fitoi La Liga-n e tij të parë.
Nga 13 kampionate, në të cilat ka marrë pjesë deri më tani, Messi ka fituar 8 tituj, të kombinuar këto me 4 Champions, shumë Kupa të Mbretit, 7 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa Europiane dhe 3 Botërorë për Klube, shkruan telesport.al.
Përtej të qenit lojtari më dominues në planet, Lionel vetëm fiton me Barcelonën (me Argjentinën është një tjetër histori).
Nga 17 gushti 2006 (ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, kundër Espanyol) deri më 27 maj (finalen e Kupës së Mbretit kundër Alavés), Messi ka luajtur me Barcelonën 25 finale, nga të cilat mbeti pa e fituar trofeun përkatës pesë herë.
Të gjithë titujt e Messit
Sekuenca e 30 titujve me Barcelonën është si vijon: 8 La Liga (2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2015, 2016); 4 Champions (2006, 2009, 2011, 2015), 5 Kupa të Mbretit (2009, 2012, 2015, 2016 dhe 2017), 7 Superkupa të Spanjës (2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016), 3 Superkupa Europiane (2009, 2011, 2015) dhe 3 Botërorë për Klube (2009 2011 dhe 2015).