Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku, i cili aktivizohet me ekipin e dytë të Bayern Munchen është huazuar te skuadra gjermane Union Berlin, njofton Insajderi.
19 vjeçari firmosi sot si përforcim i klubit të kryeqytetit deri në fund të sezonit. Mesfushori me tipare sulmuese do të ketë tashmë mundësinë të fitojë përvojë në Bundesligë.
Dajaku është huazuar deri në fund të sezonit dhe Union Berlini ka të drejtën e blerjes së kartonit pas verës.
Dajaku aktivizohet me ekipin e dytë të Bayern Munchen dhe nuk ka mundur të luajë me ekipin e parë, si pasojë e konkurrencës së lartë në ekipin bavarez. Kujtojmë që 19 vjeçari ishte njëri prej preferencave të drejtorit të Milanit, Paolo Maldini. /Insajderi.com
Herzlich willkommen in Berlin, Leon! ✍️#fcunion pic.twitter.com/VnfxEoenvR
— 1. FC Union Berlin (@fcunion) January 16, 2021