Leopardi sulmon gjashtë persona në një shkollë në Indi (Video)

Leopardi sulmon gjashtë persona në një shkollë në Indi (Video)

Një leopard i cili hyri në një shkollë në qytetin indian Bangalore, ka plagosur gjashtë persona të cilët ishin duke bërë përpjekje për të kapur atë .

Një shkencëtar dhe një punonjës pylli ishin mes atyre që kanë pësuar më së shumti.

Sic njofton BBC, leopardi mashkull, i cili hyri në ambientet e shkollës Vibgyor, u qetësua përfundimisht dhe u la lirë.

Të dhënat e shtetit indian tregojnë se në këtë vend ka rreth 12 mijë deri më 14 mijë leopardë.

Më poshtë mund të shihni leopardin duke e sulmuar një person./Insajderi