
Ish-futbollisti i Dritës, Leotrim Kryeziu, ka realizuar gol në miqësoren e Luganos ndaj Interit.
Ai gjeti golin në minutën e 87 në takimin e luajtur në “Cornaredo Stadium”.
Kryeziu u inkuadrua në lojë disa minuta para se të realizonte përballë skuadrës së Antonio Contes.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-2 në favor të Interit, por e rëndësishme ishte që sulmuesi gjilanas la gjurmë në këtë ndeshje.
Për Interin e Contes realizuan Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic.
Inter 2 – 1 Lugano
87" Kryeziu pic.twitter.com/2Q1zn6Duf0
— ؏ـبدالله مشـ؏ـل الـ؏ـتيبي (@kazmood_1) July 14, 2019