Leotrim Kryeziu prezantohet si lojtar i Prishtinës

Leotrim Kryeziu prezantohet si lojtar i Prishtinës

Lugano ka lejuar huazimin 1-vjeçar të sulmuesit 21 vjeçar, Leotrim Kryeziut, tek klubi i Prishtinës.

Në edicionin në 2019/20 ka qenë i huazuar në Ligën e parë të Zvicrës te skuadra e Chiaso-s.

Me Lugaon ka një paraqitje zyrtare, ndërsa mbetet i pa harruar goli i shënuar ndaj Interit të Milanit në miqësoren ndërmjet dy klubeve.

Me U21 të Luganos nga 19 paraqitje ka shënuar 19 gola, ndërsa me Kosovën U19 nga 6 paraqitje ka shënuar 5 gola.
Te ekipi I Dritës para se të transferohej në Lugano, nga 57 ndeshje zyrtare ka shënuar 8 gola.

“Ishte kërkesa e Fisnik Kërçelit dhe insistimi tij në klubin e Luganos që të vijë të ndihmoj Prishtinën gjatë një edicioni. Me Prishtinën e besoj se do të kem një të ardhme shumë të mirë. Pres rezultate të mira dhe të arrijmë objektivat. Më gëzon fakti që i gjithë ekipi më ka pritur shumë ngrohtë, është atmosferë e mirë, ka futbollistë me cilësi dhe me konkurrencë”, ka thënë 9-shi i ri i skuadrës, Leutrim Kryeziu për faqen zyrtare të klubit./Insajderi.com.

Kryeziu përforcon PrishtinënReparti i sulmit forcohet me futbollistin e LuganosPrishtinë, 28 gusht 2020 – Sulmuesi i…

Gepostet von FC Prishtina am Freitag, 28. August 2020