
Transferimi më i ri i Bayern Munich, në konferencën e tij të parë si lojtar i ekipit bavarez, ka “zyrtarizuar” kalimin e bashkë lojtarit të tij tek kombëtarja gjermane, Kai Havertz, tek Chelsea.
“Në Gjermani ka gjithmonë lojtar të mire dhe ata kërkohen në botë. Vitin e kaluar kishim lojtarë shumë të mirë si Werner dhe Haverts, tani ata kanë marrëveshje me Chelsean” tha Sane, kur u pyet se pse lojtarët më të mirë të Gjermanisë, po kërkohen nga klubet e Ligës Premier, raporton Insajderi.
Mediume të shumta në botë, kanë favorizuar shumë ekipin e Chelsea, në garën e sigurimit të shërbimeve të super talentin Kai Havertz./Insajderi.com.