Lëshohet “Satani 2” si përgjigje e Rusisë për Perëndimit

Putin pohon: Praktikisht nuk ka kufij, mund ta gjuajmë cilindo cak në botë.

Lëshohet “Satani 2” si  përgjigje e Rusisë për Perëndimit

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar xhirimin e shkrepjes testuese të raketës balistike RS-28, të quajtur “Satani 2”. Kjo armë e zëvendëson sistemin e gjertanishëm R-36M2 Vojvoda (e njohur në rrethet e NATO-s si SS-18 Satani)

Në konferencë për medie presidenti rus Vladimir Putin ka kumtuar se kjo raketë balistike “praktikisht nuk ka kufij, mund ta godas cilindo cak në botë”.

Këtë raketë rusët janë duke e zhvilluar qysh prej vitit 2009, edhe pse pritej se nuk do të përfundoj para vitit 2020, i gjithë projekti është përshpejtuar për shkak të rëndësisë strategjike.

Për RS-28 ende nuk dihet shumë, dihet se e përdorë variantin më modern të motorëve të raketave të cilët kanë qenë në projektilin SS-18, dhe përveç kësaj ajo duhet ta ketë të edhe teknologjinë e cila i shmangë sistemet e radarëve. Përveç teknologjisë së fshehjes dhe ikjes prej radarëve, kjo raketë ruse është edhe super e shpejtë e cila arrin shpejtësinë më shumë se 20 Mach (24.500 km/h).

Gjithashtu, RS-28 pretendohet si peshon 100 tonë dhe mund të mbajë një barrë deri 10 tonë, që do të thotë se në të mund të vendosen madje edhe 15 koka termonukleare. Momentalisht është raketë më e madhe balistike në botë./Insajderi.com.