Letra kërkim faljes e Oso Gjinovcit

Letra kërkim faljes e Oso Gjinovcit

Biletat, fluturimi dhe lojtarët ishin gati për të marrë rrugën për Gjeorgji, por disa shkrepje të fotografive u kanë prishur disi planet lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës në futsall. Gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, lojtarët e Kosovës janë fotografuar duke pirë cigare në aeroportin “Adem Jashari”.

Publikimi i fotografive duke pirë cigare nga reprezentuesit e Kosovës ka shkaktuar një lloj tërmeti në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe për vetë akterët e fotografive. Ky veprim i tyre ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Në mesin e atyre që shihen fotografi, është edhe ndër lojtarët kryesorë të Përfaqësueses, Oso Gjinovci.

Gjinovci është penduar dhe në adresën e Insportit ka dërguar një letër përmes të cilës ka kërkuar falje për veprimin e tij dhe të bashkëlojtarëve, më shumë në Insporti.com.