Levante befason Atletico-n në Madrid

Levante befason Atletico-n në Madrid

Atletico de Madrid surprizohet sërish nga Levante. “Los Colchoneros” pasi barazuan me rezultatin 1:1 përpara tri ditësh për javën e dytë të La Liga-s e cila ishte e shtyrë, skuadra e Diego Pablo Simeones humbet në stadiumin “Wanda Metropolitano” nga e njëjta skuadër me rezultatin 0:2, njofton Insajderi.

Për skuadrën nga Valencia realizoi Jose Morales në minutën e 30-të dhe De Frutos në minutën e pesët shtesë të takimit.

Me këtë disfatë skuadra madrilene mban ende vendin e parë në kuotën e 55 pikëve, gjashtë pikë më shumë se rivalët e Real Madrid-it i vendit të dytë, teksa me këto tre pikë, ekipi i Enis Bardhit ngjitet në vendin e tetë në kuotën e 31 pikëve. /Insajderi.com